Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan” është krijuar në Gusht të vitit 1991 si degë e Forumit të Pavaruar të Gruas Shqipëtare, ri-regjistruar në vitin 1995 po si degë e Forumit të Pavaruar të Gruas Shqipëtare. Dega Elbasan, është regjistruar si shoqatë më vete më 07.01.2000 me vendim nr. 4030 të Gjykatës Rrethit Elbasan dhe ri-regjistruar me datë 10.07.2003 me vendim nr. 4030/1 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, konform ligjit të Organizatave jo Fitimprurëse në Shqipëri.
Ngritja dhe funksionimi i qendrave dhe strehëzave për t’i ardhur në ndihmë grave/ vajzave me probleme
Ngritja dhe funksionimi i Studios Avokatore, që do të ofrojnë mbrojtje të të drejtave grave/vajzave
Organizimi i fushatave me karakter edukues, informues e sensibilizues për mbrojtjen e të drejtave të gruas
Përmirësimi i mekanizmave ligjorë kundër dhunës dhe pabarazisë nëpërmjet përfshirjes në iniciativa