Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan” është krijuar në Gusht te vitit 1991 si degë e Forumit te Pavaruar të Gruas Shqipëtare, riregjistruar në vitin 1995 po si degë e Forumit të Pavaruar të Gruas Shqipëtare, dega Elbasan. Është regjistruar si shoqatë më vete më 07.01.2000 me vendim 4030 të Gjykatës Rrethit Elbasan dhe riregjistruar me datë 10.07.2003 me vendim nr 4030/1 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, konform ligjit të Organizatave jo Fitimprurëse në Shqiperi. Më pas Forumi i Gruas Elbasan është riregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr Vendimi 4030/2 datë 16.07.2015, dhe 4030/3 datë 21.07.2021. Në bazë të statutit, organizata quhet “Forumi I Gruas Elbasan”Mund të njihet dhe si FGE (akronimi). Organizata është formuar si shoqatë me anetarësi. Veprimtarinë e saj organizata e shtrin ne Qarkun e Elbasanit në të shtatë Baashkitë e Qarkut Elbasan si dhe në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë të Qarkut Tiranë, me të drejtë për tu shtrirë në të gjithë Shqiperinë. Profili specifik i organizatës është se bazohet në çështjet dhe në problemet e grave veçanërisht ato me probleme dhune, të grupmoshave, niveleve e besimeve të ndryshme nga zonat urbane e ato rurale si dhe në rritjen e pjesmarrjes së gruas në jetën publike kryesisht në politikë dhe në vendimmarrje Por pjesë e target grupit të organizatës janë dhe meshkujt pasi prania e tyre në problemet e grave e vajzave ndikon në trajtimin, zbutjen e zgjidhjen e problemeve sipas përkatësisë gjinore.
Organizata ka një experiencë të mirë pune për të drejtat e grave, ka kapacitete trajnuese, menaxhuese dhe ofruese konkrete shërbimesh.Këto kapacitete janë krijuar hap pas hapi, vit pas viti duke marrë në konsideratë faktin se organizata i ka dhënë shumë rëndësi trajnimit dhe kualifikimit të stafit. Në zgjidhjen e problemeve të ndryshme organizata bashkëpunon dhe kooperon me shumë organizata të tjera dhe me qeverinë lokale. Organizata është pjesë e rrjetit kombëtar AWEN Rrjeti i Fuqizimit të Gruas Shqiptare si dhe i Rjetit European WAVE-Women Against Violence Europe.
Organizata Forumi i Gruas Elbasan prej vitesh punon me Marveshje Bashkepunimi me strukturat e mëposhtëme:
Organizata në fillimet e saj ka pasur vetëm një zyrë të dhënë nga pushteti lokal, e të pajisur thjesht me kontributin e vetë anëtarëve e simpatizantëve të saj. Për të forcuar organizativisht e financiarisht shoqatën, në fillimet e saj, si dhe për të rritur nivelin e kërkesave të grave e vajzave, në vitet 1992, 1993, janë hapur kurse për mësimin e gjuhës angleze, frënge e italiane me rreth 140 gra e vajza. Në mënyrë që të rriteshin të ardhurat në vitet 1993-1995 janë zhvilluar kurse automobilizmi, për patente të grupit “B” me gra vajza e familjare.
Në vitet në vazhdim të ardhurat u shtuan si rezultat i realizimit të projekteve me donator të ndryshëm. Donatori Strategjik i Forumit të Gruas Elbasan është Qeveria Suedeze që nga viti 2000 deri më sot 2022. Fillimisht fondet alokoheshin përmes Fondacionit Suedez Kvinna till Kvinna më pas kur u krijua rrjeti AWEN në shqipëri përmes tij. Donatorë të tjerë të rëndësishëm:
Një falenderim për të gjithë këto donatorë por jo vetëm që bënë të mundur që për 23 vite Forumi I Gruas Elbasan të realizojë tre shërbime konkrete për të mbijetuarat e dhunës, ndërgjegjësim të komunitetit për të drejta të barabarta dhe ndërtim kapacitetesh sidomos për aktorët publikë. Rritja e të ardhurave bëri të mundur që numri i të punësuarve me kohë të plotë brenda organizatës të rritej. Në fillimet e saj shoqata kishte të punësuar me kohë të plotë vetëm një punonjës, ndërsa sot me kohë te plotë ka 14 punonjës me ekspertiz në fusha të ndryshme që lidhen me problemet e grave.Në vitin 20 dhe 21 në sajë të mbështetjes së UNWomen , Forumi I Gruas Elbasan kishte nga një pasikolog në 9 Bashki në Shqipëri nga 61 në total
Organizata ka pasur një veprimtari të gjërë duke: