KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

18 Dhjetor, 2024by Admin FGE

 

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur”, Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha personat e interesuar për të marrë pjesë në proçedurën e prokurimit me objekt “Profesionist/Ekspert (Mjek dhe punonjës social) për shërbime të kujdesit shëndetësor dhe social për gratë viktima të çdo lloj dhune, veçanërisht gratë viktima të dhunës në familje dhe DHBGJ”.

Të gjithë individët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Email për shprehje interesi

Individët e interesuar më pas do të njihen me Termat e Referencës për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

  • Vetëm në adresën e emailit: [email protected]
  • Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 28 Dhjetor 2024.

Informacion mbi Forumin e Gruas Elbasan

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) është një organizatë që operon në Qarkun e Elbasanit për më shumë se 25 vjet. Organizata ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore përmes: programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, avokimit; dhunës psiko-sociale-ligjore dhe shërbimeve të tjera alternative.

FGE prej 25 vitesh ofron tre shërbime konkrete për vajzat dhe gratë me probleme dhune në familje:

  • Qendër këshillimi
  • Studio Avokatore
  • Strehëz Emergjente

FGE është gjithashtu një nga shoqatat më aktive në organizimin e fushatave të ndërgjegjësimit mbi çështjet gjinore. Shoqata ka realizuar seanca trajnimi për aktorë të ndryshëm lokalë mbi tema të fokusuara në çështjet gjinore, veçanërisht dhunën në familje.