Rreth nesh

Forumi i Gruas Elbasan (FGE)

Forumi i Gruas Elbasan është një shoqatë jofitimprurëse, joqeveritare që është krijuar në Gusht të vitit 1991. Është e para shoqatë e këtij lloji e krijuar në rrethin e Elbasanit menjëherë pas ndryshimeve politike që ndodhën në vendin tonë. Që nga krijimi e deri më tani FGE është munduar me përkushtim dhe profesionalizëm të mbrojë të drejtat e grave duke u fokusuar kryesisht në të drejtën për të qenë e lirë e pa dhunuar dhe në të drejtën për të qenë e barabartë në jetën publike.

Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan” është krijuar në Gusht të vitit 1991 si degë e Forumit të Pavaruar  të Gruas  Shqipëtare, ri-regjistruar në vitin 1995 po si degë e Forumit të Pavaruar  të Gruas  Shqipëtare. Dega Elbasan, është regjistruar si shoqatë më vete më 07.01.2000  me vendim nr. 4030Gjykatës Rrethit Elbasan dhe ri-regjistruar me datë 10.07.2003  me vendim nr. 4030/1Gjykatës së Rrethit Tiranë, konform ligjit të Organizatave jo Fitimprurëse në Shqipëri.

Por,  pjesë e  target grupit të organizatës janë dhe meshkujt pasi  prania e tyre  në problemet e  grave dhe vajzave  ndikon në  trajtimin, zbutjen e zgjidhjen e problemeve  sipas përkatësisë gjinore. Organizata  ka një eksperiencë të mirë pune për të drejtat e grave, ka kapacitete trajnuese, menaxhuese dhe ofruese konkrete shërbimesh.Këto kapacitete janë krijuar hap pas hapi, vit pas viti duke marrë në konsideratë faktin se organizata i ka dhënë shumë rëndësi trajnimit dhe kualifikimit  të stafit.  Në zgjidhjen e problemeve të ndryshme organizata bashkëpunon dhe kooperon me shumë organizata të tjera dhe me qeverinë lokale.

Organizata është pjesë e rrjetit kombëtar të grave për dhunën ndaj grave dhe ndaj problemeve gjinore.Si një organizatë lokale bashkevepron dhe me organizata te tjera lokale në Elbasan si psh: Tjetër Vizion, World Vizion, Në Dobi të Gruas, dhe koordinon mjaft mirë punën së bashku me strukturat e veçanta të qeverisë lokale. Forumi i Gruas është gjithashtu pikë fokale e WAVE ( Qendra Europiane për informim kundër dhunës).

Shoqata synon mbrojtjen e të drejtave të grave dhe arritjen e barazisë gjinore përmes: programeve të edukimit, ndërgjegjësimit, advokimit; shërbimeve psiko-social-ligjore për dhunën dhe shërbimeve të tjera alternative
Furumi i Gruas Elbasan
Qëllimet & Misioni i Shoqatës

Profili specifik i organizatës është se bazohet në çështjet dhe në problemet e grave veçanërisht ato me probleme dhune, të grupmoshave, niveleve e besimeve të ndryshme  nga zonat urbane e ato rurale si dhe në rritjen e pjesmarrjes së gruas në jetën publike kryesisht në politikë dhe në vendimmarrje.

https://forumigruaselbasan.org/wp-content/uploads/2022/10/fga_img_inside.png

Objekti i veprimtarisë dhe Aktivitetet e Shoqatës

Objekti i veprimtarisë së Shoqatës synon arritjen e vizionit “Grua e fuqizuar, familje dhe shoqëri e emancipuar”. Fusha e veprimtarisë dhe aktivitetet e Shoqatës janë

Ngritja dhe funksionimi i qendrave

Ngritja dhe funksionimi i qendrave dhe strehëzave për t’i ardhur në ndihmë grave/vajzave me probleme të dhunës dhe në vështirësi ekonomike

Ngritja dhe funksionimi i Studios Avokatore

Ngritja dhe funksionimi i Studios Avokatore, që do të ofrojnë mbrojtje të të drejtave grave/vajzave, informacion juridik dhe përfaqësim ligjor për gratë/vajzat dhe të gjithë individët në vështirësi ekonomike

Organizimet e fushatave sensibilizuese

Organizimi i fushatave me karakter edukues, informues e sensibilizues për mbrojtjen e të drejtave të gruas, çështjeve gjinore dhe shërbimeve që ofron Shoqata

Organizimi i trajnimeve

Organizimi i trajnimeve për rritjen e kapaciteteve të a) Të edukatorëve/mësuesve mbi konceptin gjinor për përcjelljen e tyre tek brezat e rinj; b)Të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore për zbatimin efektiv të politikave ekzistuese kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën

Përmirësimi i mekanizmave ligjorë

Përmirësimi i mekanizmave ligjorë kundër dhunës dhe pabarazisë nëpërmjet përfshirjes në iniciativa kombëtare e ndërkombëtare advokuese.

Gjithmonë do keni një mbështetje