Organi më i lartë vendimmarrës është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve të shoqatës (MPA). MPA mblidhet jo më pak se 1 herë në vit. Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve nuk mund të ketë më pak se 5 anëtare. MPA drejtohet nga Presidentja e shoqatës dhe në mungesë të saj nga anëtari më i vjetër në moshë i MPA. Proçesvebali i MPA firmoset nga kryesuesja e seancës dhe punonjësja ose mbajtësja e protokollit. MPA në gjendje të jashtëzakonshme kur nuk është e munduar mbledhja fizikisht e anëtarëve mund ti zhvillojë mbledhjet e saj online.
MPA përveç çështjeve të tjera që çmon se duhet të shqyrtohen prej saj, vendos për miratimin ose ndryshimin e statutit, përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë, mbikqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre, shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit, miraton aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e shoqatës dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës, zgjedh dhe emëron anëtarët më të lartë të organit ekzekutiv, krijon komitete të posaçme edhe për çështje të tjera të parashikuara shprehimisht në ligj ose në këtë statut, krijon komision kontrolli për veprimtarinë ekonomike të shoqatës.
MPA bën pranimin ose përjashtimin e anëtarëve, vendos për krijimin e degëve të shoqatës në të gjithë territorin e Shqiperisë. Mbledhja e Përgjithshme e Anëtareve të shoqatës, për të bërë zgjedhjen e organeve drejtuese, thirret nga Presidenti i shoqatës një herë në pesë vjet ku duhet të jenë të pranishëm jo më pak se ¾ e anëtarëve të shoqatës. Njoftimi për mbledhjen e MPA bëhet me shkrim të paktën 5 ditë përpara. Vendimet merren me shumicë votash. Vendimet për ndryshimin në statutin e shoqatës, përjashtimin e një anëtari apo shpërndarjen e shoqatës merren me shumicën e votave duke qenë të pranishëm jo më pak se ¾ e anëtarëve të MPA të shoqatës.
MPA mblidhet jo më pak se një herë në vit dhe jo me më pak se 5 anëtarë prezent
Presidentja e Shoqatës është përfaqësuese e shoqatës. Drejton MPA-në dhe është pjesë e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës
Presidenti ka të drejtë që për raste të jashtëzakonshme ose për probleme urgjente të kërkojë mbledhjen e MPA të shoqatës, brenda një afati jo më pak se 5 ditor. Presidenti zgjedh stafin teknik të shoqatës