SHPALLJE VEND VAKANT – “FINANCIERE”

17 Janar, 2025by Admin FGE

TERMAT E REFERENCËS PËR THIRRJEN ME OBJEKT “FINANCIERE”

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Financiere” (me kohë të plotë).

  • Të kontraktohet një “Financiere”, me aftësi të larta profesionale, e cila do të koordinojë aktivitetet sipas rregullave te vendosur nga FGE-ja.

Detyrat e Financieres do të jenë si më poshtë:

  • Të zbatojë me përpikmëri legjislacionin financiar të Republikës së Shqipërisë si dhe Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në dokumentimin e shpenzimeve të aktiviteteve të kryera nga FGE;
  • Të regjistrojë dokumentat financiare të Organizatës FGE në EXEL dhe Financë;
  • Të mbrojë dhe plotësojë të dhënat financiare në programin ALFA;
  • Të jetë përgjegjëse për cilësinë e raporteve financiare.
  • Të kryejë të gjitha detyrat e caktuara brenda afateve;
  • Të kryejë saktë procesimin e pagesave bankare fizikisht/ online, transfertat e bankave dhe hedhjen e lëvizjeve bankare në sistem;
  • Të hedhë në sistem faturat dhe të realizojë blerjet së bashku me komisionin e blerjeve;
  • Të ruaj dhe të mirëmbajë pajisjet që i vihen në dispozicion;

Financierja që do të kontraktohet nga FGE, duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës.

Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara sipas një Kalendari të Përcaktuar përgjatë periudhës nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.

KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL

Për Financieren:

  • Të ketë diplomë Universitare me titullin Financë
  • Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata), ka përparësi profesionisti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit
  • Përparësi për ata kandidatë që kanë eksperience të mëparshme pune në profesion, minimumi një vit (Të gjithë kandidatët do të testohen paraprakisht)
  • Përparësi për ata kandidatë që zotërojnë patentë të Tipit B
  • Përparësi njohja e gjuhës angleze

Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:

  • CV-në
  • Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
  • Një referencë (bashkë me kontakte) nga një punëdhënës i mëparshëm nëse ka

Kandidatët që do të shprehin interesin për të konkuruar, duhet të dorëzojnë një zarf të mbyllur jotransparent. Mbi zarf duhet shënuar pozicioni për të cilin aplikoni, emri, nënshkrimi dhe adresa e kandidatit konkurrues, si dhe emërtimi i dokumentacionit që përmban zarfi. Zarfi që përmban CV-në (sipas formatit evropian), Referencen dhe kopje të dokumenteve të kualifikimit emërtohet “Dokumente të kualifikimit profesional”.

Komisioni i Prokurimit do të vlerësojnë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë FGE me postë ose me e-mail deri me datë 24.01.2025, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Shkalla 2, Apartamenti 3 ose në adresën e E-mailit: [email protected]). Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen Kandidatit të pahapura.

Vlerësimi i kandidatëve konkurues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Të interesuarit mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme: [email protected]

Kandidati i suksesshëm, që do të rezultojë fitues nga procedura e përzgjedhjes së prokurimit, duhet të dorëzojë para lidhjes së kontratës, dokumentet origjinale që vërtetojnë kriteret teknike profesionale (te cilave pas shqyrtimit do ti mbahet nje kopje dhe do u kthehen kandidateve).

Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen me kontratë.

Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 7 ditë kalendarike, në Web-in e Forumi i Gruas Elbasan: www.forumigruaselbasan.org.