Strehëza e emergjencës

Strehëza e emergjencës

Strehëza e Emergjencës lindi si nevojë e asistimit e mbështetjes së grave të dhunuara, të cilat denoncojnë dhunuesit e tyre, janë në rrisk e kërkojnë të paisen me Urdhër Mbrojtje (Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtje.apo Urdhër Mbrojtje) apo Urdhër për masa Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme

Ekzistenca e funksionimi i kësaj qendre ka qenë pjesë e strategjisë së punës së stafit të FGE- së, për shkak të situatave trishtuese të prezantuara nga gratë e vajzat. Kishte raste që në shkallët e zyrave të Forumit të Gruas Elbasan gjenim gra/vajza dhe fëmijët e tyre që prisnin stafin e Forumit të Gruas Elbasan të vinte në punë. Kjo na tregoi që dy shërbimet shërbimet ekzistuese të FGE, Qendra e Këshillimit dhe Studion Avokatore nuk ishin të mjaftueshme.

Kjo Qendër tashmë është një realitet në sajë të mbështetjes financiare, nga Bashkimi Evropian me kontributin e Kvinna till Kvinna, në periudhën 2012-2016, në kuadër të projektit me titull: “Adresimi i Nevojave të Grave,Viktima të Dhunës në Familje në Qarkun  Elbasanit.”që nga viti 2012 e deri më sot kjo qendër vazhdon të funksionojë në sajë të kontributit të dhënë nga donatorë të ndryshëmtë tillë si Qeveria Suedeze, organizatat e UN, Bashkia Elbasan dhe Bashkia Cerrik.

Ofron strehim të menjëhershëm

Strehim nga 3-7 orë deri në 2-3 ditë, në pritje të marrjes së Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe deri në 15 ditë deri në marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes

Konsulta & Këshillim

Vazhdim i këshillim psiko-social, këshillimi dhe konsulta mjekësore. Dhe më e rëndësisshmja konsulta dhe këshillim ligjor

Akomodim dhe ushqim

Gjatë qëndrimit në qendër gruas bashkë me fëmijët u janë ofruar kushte normale akomodimi, jetese, ushqimi, veshmbathje dhe fjetje në varësi të rastit;

Strehim afatgjatë

Me paisjen  e gruas me UM bëhet kalimi në një strehëz tjetër me afat më të gjatë ose kthimi në familjen e origjinës. Për këtë vendos Gjykata

Kushtet e pranimit për të mbijetuarat e Dhunë në familje

  • Gra/ vajza që kanë denoncuar dhunën dhe kërkojnë të paisen me një Urdhër Mbrojtje (Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtje ose Urdhër Mbrojtje);
  • Gra/ vajza dhe fëmijët e tyre nën 18 vjeç, në momentin e denononcimit të dhunës tek Kordinatori vendor apo Komisariati i Policisë

Kjo strehëz Emergjente është për të shtatë Bashkitë e Qarkut Elbasan, por strehëza strehon dhe raste nga qytete jashtë Qarkut Elbasan kur ka vënd, pasi kapaciteti momental i Strehëzës nuk është për më shumë se dy familje.

Gjithmonë do keni një mbështetje