Forumi i Gruas Elbasan (FGE) në kuadër të projektit “Aksesi i përmirësuar për shërbime për gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” që është plotësisht i financuar nga Qeveria Suedeze dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN, fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me TVSH me objekt “Blerja e të mirave dhe shërbimeve/Dizenjim-Printim” për implementimin e suksesshëm të projektit në kuadër të aktivitetit “Fushatë për 16 Ditët e aktivizmit” me vlerë 565 Euro në total.
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Forumit i Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Shkalla 2, Aptartamenti 3, 3001 Elbasan, Albania ose në adresën e E-mail-it: [email protected].
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:
– Niveli i cmimeve.
– Oferta e mallit dhe kushtet e shpërndarjes së tij.
– Aftësia performuese (gjendja financiare, cilësia e pajisjeve dhe kualifikimi i stafit që punon në të, etj).
– Historiku në të kaluarën.
Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 7 ditë dhe skadon më datë 27.10.2025, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit.
Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e nevojshme.
KËRKESË PËR OFERTË
PROKURIM
- Kërkuesi (Blerësi): Forumi i Gruas Elbasan
Adresa e Blerësit është: Lagjia “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70,
Shkalla 2, Aptartament 3, 3001 Elbasan, Albania. Nr. tel. 0696511674
- Ofruesi (Shitësi): ___________________________
- Objekti: Prokurim për Blerja të të mirave dhe shërbimeve/Printime
Mallrat që do të prokurohen kanë këto karakteristika:
| Nr. | Artikulli | Karakteristika |
Njësia |
Sasia |
Cmimi ne lek |
Oferta/
Total |
| 1. | Canta | Ngjyrë portokalli ose bezhë, pambuku, me stampim dhe logo |
Copë |
50 |
11100 Lek |
|
| 3. | Bluza | Ngjyrë portokalli, pambuku, me stampim dhe logo |
Copë |
50 |
33800 Lek |
|
| 4. | Fiongo | Ngjyrë portokalli, 1 cm gjërësi me logo |
Copë |
4 |
3800 Lek |
|
| 5. | Stilolapsa | Me logo |
Copë |
30 |
5800 Lek |
|
| TOTALI | 565 EURO / 54500 Lek | |||||
Kjo ofertë është e vlefshme 7 ditë nga publikimi i ofertave.

