SHPALLJE VEND VAKANT

17 Nëntor, 2025by Admin FGE

SHPALLJE VEND VAKANT

ASISTENT/E PROJEKTI

Forumi i Gruas Elbasan fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Asistente Projekti” pranë Forumit të Gruas Elbasan, për periudhën Janar- Qeshor 2026.

 TERMAT E REFERENCËS

PËR PROKURIMIN ME OBJEKT “ASISTENTE PROJEKTI”

Prokurimi për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për “Asistente Projekti” synon:

– Të kontraktohet një “Asistente Projekti”, me aftësi të larta profesionale, i cili/cila do të asistojë/ koordinojë aktivitetet e projekteve sipas rregullave te vendosur nga donatori dhe FGE.

Detyrat e Asistente Projekti do të jenë si më poshtë:

  • Të bashkëpunojë dhe koordinojë punën me trajnerët e ekspertët;
  • Të jetë përgjegjëse për cilësinë e raporteve narrative të përgatitura prej saj brenda afateve të përcaktuara në kontratën e nënshkruar me donatorin;
  • Të koordinojë aktivitetin e përditshëm në zyrë;
  • Të lehtësojë dhe monitorojë takimet dhe aktivitetet e tjera të parashikuara në projekt;
  • Të shkruajë dokumente dhe materiale të ndryshme sipas nevojave të projektit, etj; Të zbatojë grafikun dhe orarin e punës;
  • Të ruaj dhe të mirëmbaje pajisjet që i vihen në dispozicion për zhvillimin e projektit;

Asistenti/ja që do të kontraktohet nga Forumi i Gruas Elbasan, duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës.

Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara sipas një Kalendari të Përcaktuar përgjatë periudhës Janar–Qershor 2026 nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.

 

KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL

  • Të ketë diplomë universitare në Gjuhë Angleze (BA dhe/ose MA/MSc);
  • Përparësi eksperienca të mëparshme pune (Të gjithë kandidatët do të testohen paraprakisht në gjuhën Angleze);
  • Përparësi posedimi i patentës së Tipit B

Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:

  • CV-në
  • Fotokopje diplome,listën e notave dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
  • Një referencë (bashkë me kontakte) nga një punëdhënës i mëparshëm nëse ka

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan me postë ose me e-mail deri me datë 23.11.2025, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).

Kandidatët që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë një zarf të mbyllur jotransparent. Mbi zarf duhet shënuar pozicioni për të cilin aplikoni, emri, nënshkrimi dhe adresa e kandidatit konkurrues, si dhe emërtimi i dokumentacionit që përmban zarfi: Zarfi që përmban CV-në (sipas formatit evropian), Referencen dhe kopje të dokumenteve të kualifikimit emërtohet “Dokumente të kualifikimit profesional”.

Komisioni i Prokurimit do të vlerësojë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.

Vlerësimi i kandidatëve konkurrues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Të interesuarit mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme: [email protected]