Forumi i Gruas Elbasan (FGE) mori pjesë dhe u vlerësua me Cmimin e 2-të në Konkursin Kombëtar mbi “Praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror” të organizuar nga Programi pwr Zhvillim i Kombeve tw Bashkuara #PNUD dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Partners Albania for Change and Development), nw bashkwpunim me Ministrine e Shwndetwsisw dhe Mbrojtjes Sociale.
U vlerësuan me cmime fituese praktikat më të mira mes praktikave të prezantuara në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror për individët, familjet dhe grupet në nevojë. Ofruesit ishin qendrat e shërbimeve të kujdesit shoqëror të bashkive, dhe organizata të shoqërisë civile. Konkursi kishte si qëllim promovimin e modeleve më të mira në fushën e shërbimeve shoqërore, të cilat kanë treguar efektivitet në zbatim, dhe përshkallëzimin e tyre në bashki të tjera ku këto shërbime mungojnë për të siguruar përfshirjen sociale të grupeve në nevojë.
Ky cmim erdhi pas 21 vite sakrifice, përkushtimi dhe profesionalizmi në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale dhe ligjore nga FGE. Mbi 4000 gra/vajza janë mbështetur në procesin aspak të lehtë të ri-integrimit të tyre në shoqëri. Pasi FGE beson që cdo grua është e lirë dhe meriton të gëzojë dhe jetojë të drejtat e saj për një jetë pa dhunë dhe në barazi gjinore!