Kërkesë për Ofertë Kancelari & Printime
Datë 20/01/2023
Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Blerja e të mirave dhe shërbimeve” për implementimin e suksesshëm të projekteve.
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected])
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:
– Niveli i cmimeve.
– Oferta e mallit dhe kushtet e shpërndarjes së tij.
– Aftësia performuese (gjendja financiare, cilësia e pajisjeve dhe kualifikimi i stafit që punon në të, gjendja stok e mallrave, etj).
– Historiku në të kaluarën.
Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 10 ditë dhe skadon më datë 30.01.2023, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit.
Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e nevojshme. (SHIKO DOKUMENTIN E PLOTE)