Kërkesë për Ofertë
Datë 30/09/2024
Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Check-up për stafin” për implementimin e suksesshëm të projekteve.
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Hyrja 2, Apartamenti 3, 3001 Elbasan, Albania ose në adresën e e-mailit: [email protected])
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkuruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
Komisioni i Vlerësimit brenda 7 ditësh nga marrja e ofertave do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:
– Oferta financiare e shërbimeve.
– Aftësia performuese (cilësia e shërbimeve dhe kualifikimi i stafit që punon në të, etj).
– Historiku në të kaluarën.
Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 7 ditë dhe skadon më datë 07.10.2024, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare.
Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesë Ofertën “Check-up” me specifikimet e nevojshme.