KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha bizneset e interesuara për të marrë pjesë në thirrjen e hapur me objekt “ Sallë trajnimi, Cooffe Break & Catering” për trajnime/takime që do të organizohen në Qarkun e Elbasanit, në kuadër të projektit “RISE Her /Revitalize Independence and Solid Empowerment for Her” zbatuar nga Forumi i Gruas Elbasan i mbështetur nga World Vision Albania përmes fondeve të EU Commission.
Këto aktivitete do të organizohen në Bashkinë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh me pjesëmarrjen e 20-85 personave në varësi të trajnimeve/takimeve të parashikuara në projekt. Me anë të kësaj thirrjeje, FGE synon të identifikojë biznese që ofrojnë sallë trajnimi, pushim kafeje dhe katering për pjesëmarrësit, me synimin për të nënshkruar një kontratë 21 mujore me biznesin që do të shpallet fitues në secilën bashki.