Forumi i Gruas Elbasan (FGE) në kuadër të projektit “Aksesi i përmirësuar për shërbime për gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” që është plotësisht i financuar nga Qeveria Suedeze dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN, fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me TVSH me objekt “Blerja e të mirave dhe shërbimeve/ Dizenjim- Printim” për implementimin e suksesshëm të projektit në kuadër të aktivitetit “Fushatë për 16 Ditët e aktivizmit” me vlerë 76 570 Lek në total.
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Forumit i Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Shkalla 2, Aptartamenti 3, 3001 Elbasan, Albania ose në adresën e E-mail-it: [email protected].
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin e mëposhtëm: AWEN Kerkese Oferte Printime 2024