Kërkesë për Ofertë
Datë 06/11/2023
Forumi i Gruas Elbasan (FGE) në kuadër të projektit “Akses i përmirësuar për gratë dhe vajzat të mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” që është plotësisht i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN, fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Blerja e të mirave dhe shërbimeve” për implementimin e suksesshëm të projektit në kuadër të aktivitetit “Fushatë për 16 Ditët e aktivizmit”, me vlerë 2500 Euro në total të materialeve të përshkruara në kërkesë.
Oferta duhet të paraqitet pranë:
Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”,
Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected] )
Subjektet që do të shprehin interesin për të konkuruar, duhet të dorëzojnë:
– Ofertën ekonomike
– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR
– Niptin
Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse
subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:
– Niveli i cmimeve.
– Oferta e mallit dhe kushtet e shpërndarjes së tij.
– Aftësia performuese (gjendja financiare, cilësia e pajisjeve dhe kualifikimi i
stafit që punon në të, gjendja stok e mallrave, etj).
– Historiku në të kaluarën.
Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 7 ditë dhe skadon më datë 13.11.2023, ora
16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të
pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit.
Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e
nevojshme.