Kërkesë për ofertë

19 Shtator, 2023by Admin FGE

Kërkesë për Ofertë

 Data 19/09/2023

Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në  procedurën e prokurimit me objekt “Staff retreat/Udhëtim në Venecia” për implementimin e suksesshëm të projektit “Akses i përmirësuari shërbimeve për grate dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” financuar nga AWEN me mbështetjen e Ambasadës Suedeze.

 

Oferta duhet të paraqitet pranë:

Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected])

Subjektet që do të shprehin interesin për të konkuruar, duhet të dorëzojnë:

– Ofertën ekonomike

– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR

– Niptin

Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.

Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:

–     Niveli i cmimeve.

–     Oferta

–     Historiku në të kaluarën.

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 7 ditë dhe skadon më datë deri më 25/09/2023, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit.

 

Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e nevojshme.

         KËRKESË PËR OFERTË

        UDHËTIM

  1. Kërkuesi (Blerësi): Forumi i Gruas Elbasan

Adresa e Blerësit është: Lagjia “Luigj Gurakuqi”,Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2,

Apt.3,  Elbasan.  Nr. tel. 0696511674

  1. Ofruesi (Shitësi): ___________________________

 Objekti: Prokurim për Staff retreat/Udhëtim në Venecia

 

Vendi Karakteristika Persona Oferta
1. Udhëtim në Venecia -bileta avioni

-hotel

-akomodim në dhoma dyshe

-mëngjes

 

8