SHPALLJE VEND VAKANT FINANCIERE

8 Tetor, 2024by Admin FGE

 

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Financiere” (me kohë të plotë).

KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL

Për Financieren:

  • Të ketë diplomë Universitare me titullin Financë
  • Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata), ka përparësi profesionisti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit
  • Përparësi për ata kandidatë që kanë eksperience të mëparshme pune në profesion, minimumi një vit (Të gjithë kandidatët do të testohen paraprakisht)
  • Përparësi për ata kandidatë që zotërojnë patentë të Tipit B
  • Përparësi njohja e gjuhës angleze

Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:

  • CV-në
  • Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
  • Një referencë (bashkë me kontakte) nga një punëdhënës i mëparshëm nëse ka

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan me postë ose me e-mail deri me datë 17.10.2022, ora 16:00 (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).

Për më shumë informacion shkarkoni dokumentin e plotë.

FGE_SHPALLJE VEND VAKANT_FINANCIER 2023