SHPALLJE VEND VAKANT/ ORGANIZATOR FUSHATE
Për “Organizator Fushate” për projektin:
“Akses i përmirësuar për shërbimet për gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” zbatuar nga Forumi i Gruas Elbasan, që është plotësisht i financuar nga Qeveria Suedeze dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN).
Forumi i Gruas Elbasan fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Organizator Fushate”.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që gratë/vajzat e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë viktimat e trafikimit, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë nga komuniteti rom dhe egjiptian, kanë akses të përmirësuar në shërbime cilësore në qarkun e Elbasanit nga 2024 deri në 2026.
TERMAT E REFERENCËS
PËR PROKURIMIN ME OBJEKT “ORGANIZATOR FUSHATE”
Projekti “Akses i përmirësuar për shërbimet për gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit”
Prokurimi për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për “Organizator Fushate” synon:
- Të krijojë kushte favorizuese në bashkëpunimin me koordinatorët lokalë për aktivitetet ndërgjegjesuese të fushatës së “8 Marsit” dhe “16 Ditëve të aktivizmit” në të 7 bashkitë e Qarkut Elbasan
- Të përgatisë materialet e fushatës në bashkëpunim me koordinatorin e projektit
- Të organizojë dhe mbikëqyrë aktivitetet në terren të 8 Marsit dhe 16 Ditëve të Aktivizmit
- Të menaxhojë komunikimet publike me mediat lokale
Organizatori i fushatës që do të kontraktohet nga Forumi i Gruas Elbasan, duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës.
Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara sipas një Kalendari të Përcaktuar përgjatë periudhës Mars – Dhjetor 2024 nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.
KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL
Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:
- CV/ID
- Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan me postë ose me e-mail deri me datë 26.02.2024, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).
Kandidati i suksesshëm, që do të rezultojë fitues nga procedura e përzgjedhjes së prokurimit, duhet të dorëzojë para lidhjes së kontratës, dokumentet origjinale që vërtetojnë kriteret teknike profesionale (te cilave pas shqyrtimit do ti mbahet nje kopje dhe do u kthehen kandidateve).
Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen me kontratë.
Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 7 ditë kalendarike, në web-in e Forumit të Gruas Elbasan, www.forumigruaselbasan.org