ZBATUESHMËRIA E KONVENTËS SË STAMBOLLIT NË SHQIPËRI
FORUMI I GRUAS ELBASAN, në bashkëpunim me SOS Hotline for Women and Children Victims of Violence, Niksic (SOS Telefon za žene I djecu žrtve nasilja Nikšić) dhe Women’s Wellness Centre
(WWC) – Qendra për Mirëqenien e Gruas (QMG) po zbatojnë projektin me titull: “Improved implementation of Istanbul Convention in Eestern Balkan region” (Zbatueshmëria ligjore e Konventës së Stambollit në Shqipëri) për një periudhë 18 mujore, 1 Janar, 2023 deri më 30 Qershor 2023.
Në këtë projekt organizata lider është organizata nga Mali i Zi: SOS Hotline for Women and Children Victims of Violence, Niksic (SOS Telefon za žene i djecu žrtve nasilja Nikšić). Ky projekt
ballkanik mbështetet nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). FGE i shpreh mirënjohjen në radhë të parë donatorëve që mundësuan realizimin e këtij projektishumë të rëndësishëm për veprimtarinë e përditëshme të FGE, si dhe dy OJF-ve të me të cilat po bashkëpunojmë për herë të parë në historinë shumë vjeçare të ekzistencës së FGE. FGE, që nga nëntori i vitit 1999 dhe deri më sot ka punuar dhe punon kundër dhunës në familje
dhe dhunës ndaj gruas në përgjithësi në Qarkun e Elbasanit, por jo vetëm, veçanërisht përmes shërbimeve konkrete për të mbijetuarat e dhunës në familje si:
a. Këshillim psikologjik
b. Këshillim ligjor dhe përfaqësim falas në gjykatë, për procese divorci për shkak të dhunës,
për marrjen e Urdhërit Mbrojtës (UMM/UM) në momentin e denoncimit të dhunës.
c. Strehim Emergjent deri në marrjen e UMM/UM-së.
Drejtime shumë të rëndësishme të punës së FGE janë gjithashtu:
1. Ndërgjegjësimi i komunitetit për t’i thënë ‘stop dhunës në familje’
2. Ndërtimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë për të zbatuar detyrimet ligjore në punën e
përditëshme të tyre.
Në këtë mënyrë zbatimi i këtij projekti ishte shumë i rëndësishëm për stafin e FGE, pasi lidhet drejtpërdrejt me verpimtarinë 23-vjeçare të FGE. Konventa e Stambollit apo siç njihet Konventa
e Stambollit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një instrument shumë i fuqshëm, që na mbështet në punën tonë të përditëshme. Ju shprehim edhe një herë falenderimet tona, që na mundësuat të zbatojmë këtë projekt