Kërkesë për ofertë

8 Maj, 2023by Admin FGE

Kërkesë për Ofertë

 

Datë 08/05/2023

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) në kuadër të projektit “Aksesi i përmirësuar për gratë dhe vajzat të mbijetuara nga dhuna në Qarkun e Elbasanit” që është plotësisht i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN, fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Printim”.

Oferta duhet të paraqitet pranë:

Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected])

Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:

– Ofertën ekonomike

– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR

– Niptin

Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.

Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:

–     Niveli i cmimeve.

–     Oferta e mallit dhe kushtet e shpërndarjes së tij.

–     Aftësia performuese (gjendja financiare, cilësia e pajisjeve dhe kualifikimi i stafit që punon në të, gjendja stok e mallrave, etj).

–     Historiku në të kaluarën.

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 7 ditë dhe skadon më datë 14.05.2023, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit. 

Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e nevojshme.

 

KËRKESË PËR OFERTË

PRINTIM

  1. Kërkuesi (Blerësi): Forumi i Gruas Elbasan

Adresa e Blerësit është: Lagjia “Luigj Gurakuqi”,Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2,

Apt.3,  Elbasan.  Nr. tel. 0696511674

  1. Ofruesi (Shitësi): ___________________________
  2. Objekti: Prokurim për printime

 

Malli që do të prokurohen kanë këto karakteristika:

  Artikulli Karakteristika Njësia Sasia Cmimi Oferta/ Copë
1. Baner Mekanizëm Roll-Up

88 x 220 cm

 

Copë

 

1

 

Kjo ofertë është e vlefshme 7 ditë nga publikimi i ofertave.