Kërkesë për Ofertë FGE | “Ofertë akomodimi për Workshop”

9 Maj, 2023by 1

Kërkesë për Ofertë

 

Datë 09/05/2023

 

Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në   procedurën e prokurimit me objekt “Ofertë akomodimi për Workshop” për implementimin e suksesshëm të aktivitetit.

Oferta duhet të paraqitet pranë:

Forumit të Gruas Elbasan (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected])

Subjektet që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë:

– Ofertën ekonomike

– Ekstraktin e rregjistrimit në QKR

– Niptin

Komisioni i Vlerësimit, brenda 3 ditësh nga marrja e ofertave, do të vlerësojë nëse subjektet përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.

Ofertuesit vlerësohen duke përdorur kriteret e mëposhtme:

–     Niveli i cmimeve.

–     Ofrimi I shërbimit dhe kushtet e shpërndarjes së tij.

–     Aftësia performuese (gjendja financiare, cilësia e shërbimit dhe kualifikimi i stafit që punon në të, etj).

–     Historiku në të kaluarën.

Afati kohor për paraqitjen e ofertave është 5 ditë dhe skadon më datë 13.05.2023, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen subjektit të pahapura në adresën postare ose adresën e e-mailit.

Bashkangjitur këtij dokumenti, ju lutem gjeni Kërkesën për Ofertë me specifikimet e nevojshme.

 

 

 

 

KËRKESË PËR OFERTË

HOTEL

  1. Kërkuesi (Blerësi): Forumi i Gruas Elbasan

Adresa e Blerësit është: Lagjia “Luigj Gurakuqi”,Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2,

Apt.3,  Elbasan.  Nr. tel. 0696511674

  1. Ofruesi (Shitësi): ___________________________
  2. Objekti: Akomodim për Workshop

 

Periudha 22 Maj- 31 Qershor 2023 (3 netë qëndrimi në ditë jave)

 

  • Akomodim në dhomë dyshe/treshe për 25 persona me krevate tek
  • Mëngjesi, dreka, darka
  • Sallë trajnimi (video projector, flip chart, laptop, Wi-fi)
  • Free Wi-fi në dhomë
  • Coffe break në sallën e trajnimit (kafe filtër, lëngje frutash, cookies, fruta, caj)
  • Ujë në sallën e trajnimit me maiknetë
  • Coffe break mbasdite
  • Free parking
  • Security 24/24

 

 

Kjo ofertë është e vlefshme 5 ditë nga publikimi i ofertave.