SHPALLJE VEND VAKANT/JURIST
QARKU ELBASAN
TERMAT E REFERENCËS PËR THIRRJEN ME OBJEKT “JURIST” (me kohë të plotë)
Forumi i Gruas Elbasan hap Thirrjen për përzgjedhjen e kandidatit për “JURIST” që do të ushtrojë shërbimet ligjore në fushën e ndihmës juridike parësore. Të kontraktohet një “Jurist”, me aftësi profesionale, të cilët do të ofrojë përkatësisht:
- Dhënie të informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtyat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqsor dhe në atë jasht gjyqsorit;
- Dhënie e këshillimit;
- Dhënie e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve;
- Dhënia e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të venë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmen juridike dytësore;
- Përfaqësimi perpara organeve administrative;
- Dhënia e të gjithë formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore.
- Të ofrojë një shërbim cilësor juridik;
- Të plotësojë dokumentacionin e punës që përmban: Ofrimin e konsulencave ligjore; Hartimin dhe përgatitjen e dosjeve të përfitueseve; Përpilimin e akteve ligjore;
- Të ruajë fshehtesinë e identitetit dhe të dhënave personale të të interesuarve;
- Të ruaj dhe të mirëmbaje pajisjet që i vihen në dispozicion;
Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara sipas një Kalendari të Përcaktuar përgjatë periudhës Mars 2023 – Shkurt 2024 nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.
KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL
Për Juristin:
- Të ketë diplomë Universitare me titullin Jurist
- Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata), ka përparësi profesionisti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit në fushën e barazisë gjinore
- Të ketë experience të mëparshme pune në profesion minimumi një vit në ofrimin e shërbimeve ligjore për këtë target-grup
- Të zotërojë patentë të Tipit B
- Përparësi njohja e gjuhës angleze
Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:
- CV-në
- Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan me postë ose me e-mail deri me datë 15.02.2023, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).
Afati kohor për paraqitjen e kërkesave për shprehje interesi skadon më datë 15.02.2023, ora 16:00.
Vlerësimi i kandidatëve konkurrues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen më konkretisht në kontratën e punës.