SHPALLJE VEND VAKANT BASHKIA ELBASAN
TERMAT E REFERENCËS PËR THIRRJEN ME OBJEKT
“PSIKOLOGE/PUNONJËSE SOCIALE OSE INFERMIERE”
Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton individë të interesuar në profesionin “PSIKOLOGE/ PUNONJËSE SOCIALE ose INFERMIERE” të aplikojnë për të punuar në strukturat e FGE (me kohë të plotë) me detyrë parësore Strehëzën e Emergjencës.
PERSONI I PËRZGJEDHUR DUHET:
- Të ruaj fshehtësinë e identitetit dhe të dhënave personale të përfitueseve;
- Të zbatojë orarin dhe grafikun e punës;
- Të ruaj dhe të mirëmbajë pajisjet që i vihen në dispozicion për zhvilimin e projektit;
- Të zbatojë me përpikmëri standartet e Strehëzës së Emergjencës;
- Të ofrojë një shërbim cilësor psiko-social;
- Të krijojë kushte favorizuese në bashkëpunimin me Qendrën e Këshillimit dhe Studion Avokatore të FGE- së;
- Të bashkëpunojë me strehëzat respektive për rastet.
- Të referojë përfitueset të përfitojnë shërbime të tjera në institucione të tjera publike dhe OJF;
- Të përgatisë për çdo fund muaj raportin narrativ si dhe çdo informacion tjetër të kërkuar nga donatorët e Projektit;
- Të ofrojë ekspertizën në fushën psiko-sociale për njohjen dhe zbatimin e të drejtave të grave në organizimin e trajnimeve, takimeve ndërgjegjësuese, sesioneve fuqizuese dhe aktivitete të tjera;