SHPALLJE VEND VAKANT/ FINANCIER
QARKU ELBASAN
TERMAT E REFERENCËS PËR THIRRJEN ME OBJEKT “FINANCIER” (me kohë të plotë)
Forumi i Gruas Elbasan hap thirrjen për përzgjedhjen e kandidatit për “Financier”. Të kontraktohet një “Financier”, me aftësi profesionale, të cilët do të ofrojë përkatësisht:
- Të zbatojë me përpikmëri legjislacionin financiar të Republikës së Shqipërisë si dhe Standartet Ndërkombetare të kontabilitetit në dokumentimin e shpenzimeve të aktiviteteve të kryera nga FGE;
- Të regjistrojë dokumentat financiare të Organizatës në EXEL dhe Financë;
- Të mbrojë dhe plotësojë të dhënat financiare në programin ALFA;
- Të përgatisë raportet financiare të projektit;
- Të kryejë detyra të caktuara brenda afateve;
- Të kryejë saktë procesimin e pagesave bankare online, transfertat e bankave dhe hedhja e lëvizjeve bankare në sistem;
- Të hedhe në sistem faturat dhe të realizojë blerjet së bashku me komisionin e blerjeve;
- Të ruaj dhe të mirëmbajë pajisjet që i vihen në dispozicion për zhvillimin e projektit;
Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara sipas një Kalendari të Përcaktuar përgjatë periudhës nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.
KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL
Për Financier:
- Të ketë diplomë Universitare me titullin Financë
- Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata), ka përparësi profesionisti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit
- Të ketë eksperience të mëparshme pune në profesion minimumi një vit
- Përparësi të zotërojë patentë të Tipit B
- Përparësi njohja e gjuhës angleze
Kandidati duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:
- CV-në
- Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan me postë ose me e-mail deri me datë 15.02.2023, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).
Afati kohor për paraqitjen e kërkesave për shprehje interesi skadon më datë 15.02.2023, ora 16:00.
Vlerësimi i kandidatëve konkurues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues.
Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen më konkretisht në kontratën e punës.