SHPALLJE
TERMAT E REFERENCËS PËR THIRRJEN ME OBJEKT
“Shërbim Programi Aplha Web për OJF”
Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton të gjithë individët e interesuar për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “ Ofrim Shërbimi Programi Alpha Web për OJF” dhe “Trajnim stafi për programin Alpha Web”.
- Të kontraktohet një ofrues shërbimi për programin financiar Alpha Web për OJF me aftësi të larta profesionale.
Detyrat e ofruesit do të jenë si më poshtë:
- Të ofrojë paketën financiare Alpha Web
- Të trajnojë stafin përgjegjës për përdorimin e programit financiar Alpha Web
Në procesin e trajnimit me stafin do të trajtohen:
- trajtime kontabile të situatave praktike
- trajtime fiskale të rasteve konkrekte
- analizë e proceseve të punës etj.
Ofruesi që do të kontraktohet nga FGE, duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës.
KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL
Për Ofruesin e paktës financiare Alpha Web:
- Të ketë diplomë Universitare me titullin Financë/Kontabilitet
- Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata) ka përparësi profesionisti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit
- Përparësi pasja e një eksperience të mëparshme pune në profesion, minimumi një vit
- Ofruesi duhet të dorëzojë pranë Forumit të Gruas Elbasan:
- CV-në dhe Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka
- Ose NIPT / QKR
- Ofertën
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë FGE me postë ose me e-mail deri me datë 04.01.2024, ora 16:00. (Adresa postare: Lagja “Luigj Gurakuqi”, Rruga “11 Nëntori”, Pallati 70, Sh 2, Apt.3 ose në adresën e e-mailit: [email protected]).
Kandidatët që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë një zarf të mbyllur jotransparent. Mbi zarf duhet shënuar pozicioni për të cilin aplikoni, emri, nënshkrimi dhe adresa e kandidatit konkurrues, si dhe emërtimi i dokumentacionit që përmban zarfi. Zarfi që përmban CV-në (sipas formatit evropian) dhe kopje të dokumenteve të kualifikimit emërtohet “Dokumente të kualifikimit profesional”.
Komisioni i Prokurimit do të vlerësojnë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Vlerësimi i kandidatëve konkurrues do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Në rast se paraqitet një ofertë e vetme e cila i përmbush të gjitha kriteret e sipërpërmenduara, atëherë kandidati shpallet automatikisht fitues. Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 14 ditë kalendarike, në web-in e Forumit të Gruas Elbasan, www.forumigruaselbasan.org .